Follow Us

*KYQU SQ EN
E Hënë, 20.08.2018 08:34

​BMW tërheq nga tregu 324 nijë makina diesel

| 09/08/2018 10:42

Kompania gjermane e automjeteve BMW tërhoqi nga tregu 324 000 makina diesel për shkak të rrezikut të zjarreve si pasojë e një moduli për riqarkullimin e gazit të shkarkuar, sipas një deklarate të kompanisë.

Defekti ka përfshirë BMW-të të serisë 3, 4, 5, 6 dhe 7 si dhe seritë X3 dhe X6 të pajisura me motorë me katër cilindra me naftë dhe prodhuar nga prilli 2015 deri në shtator 2016 dhe ato me motorë nafte me gjashtë cilindra nga korriku 2012 deri në qershor 2015.

Komponenti potencialisht i dëmtuar duhet të kontrollohet dhe të zëvendësohet. Rreziku, në të vërtetë, është se sasi të vogla të lëngjeve ftohëse mund të bashkohen me blozë dhe gjurmë të naftës duke krijuar një përzierje të djegshme që mund të ndizet në temperatura të larta.

Në ditët e fundit i njëjtin defekt u gjet në disa vetura BMW në Korenë e Jugut. 


Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress