Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 29.06.2017 04:15

​BMW do të tërheqë mbi 41 mijë vetura në Kinë

| 14/02/2017 10:20

Prodhuesi i automjeteve BMW do të tërheqë 41.685 vetura nga Kina, për shkak të defektit të "airbag"-ut të automjeteve, raporton Anadolu Agency (AA).

Drejtoria për Inspektim dhe Karantinë e Kinës, njoftoi se tërheqja e automjeteve të BMW-së e cila do të fillojë më 9 tetor do të bëhet për shkak të defektit të "airbag"-ut.    

 Bëhet e ditur se tërheqja përfshin 41.685 automjete nga modele të ndryshme të prodhuara nga data 2 shkurt deri më 22 nëntor të vitit 2012. Sipas deklaratës, gjatë fryerjes së "airbag"-ut, paraqitet rreziku për defekt në pedalin e gazit.

 Gjithashtu thuhet se ndërrimi i pjesëve që kanë defekte do të bëhet falas.

 BMW, edhe nëntor të vitit të kaluar, pati deklaruar se do të tërheqë 193.611 automjete për shkak të defektit të njëjtë.

 

Temat:

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress