Follow Us

*KYQU SQ EN
E Mërkurë, 12.12.2018 05:19

​Bien shitjet në Kinë, Jaguar Land Rover bojkoton panairin e Gjenevës

Londër | 06/12/2018 13:57

Për shkak të rënies së shitjeve në Kinë, Jaguar Land Rover nuk do të jetë pjesë e panairit të veturave në Gjenevë.

Pas Ford, Volvo dhe Jaguar, Land Rover hoqi dorë nga pjesëmarrja në panairin e njohur vitin e ardhshëm në Zvicër, transmeton KosovaPress. 

Si një arsye për braktisjen, kompania britanike thekson "shkurtimin e kostos". JLR po kalon një periudhë të vështirë për shkak të luftës tregtare të SHBA dhe Kinës, ose tarifave të mëdha që janë futur për të importuar makina. 

Në dhjetë muajt e parë të këtij viti, JLR shënoi një rënie prej 4 për qind në shitje në 482,388 dërgesa. Nuk është aq keq, por problemi është se JLR ka pasur rënie 49% të shitjeve në tetor në tregun më të madh të makinave në botë - Kinë.

Edhe pse mori pjesë së fundi në panairin e veturave në Los Anxhelos, Land Rover promovoi gjeneratën e re të SUV Range Rover Evoque në fund të nëntorit, në Londër. Para JRL, mos pjesëmarrjen në panairin e veturave në Gjenevë e konfirmuan edhe Ford dhe Volvo, e cila planifikon të prezantojë modelet e reja në ngjarje të pavarura.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress