Si pjesë e planit të ri, Audi, i cili është anëtar i grupit Volkwsagen, do të investojë 12 miliardë euro në elektrifikim.
Audi pret që deri në fund të dekadës së ardhshme, rreth 40% e shitjeve totale globale të makinave do të përbëhen nga automjete plotësisht elektrike dhe hibride.
Si pjesë e planit të elektrifikimit, dëmi i kolateralit do të jetë për punëtorët. Audi do të pushojë nga puna rreth 9,500 punëtorë, por do të punësojë edhe 2,000 në fusha të tjera.
Kohët e fundit Audi zbuloi e-motorin e dytë elektrik e-Tron Sportback, bazuar në e-Tron Audi ekzistues elektrik.
Kompania nga Ingolstadt nuk e ka mahnitur botën me modelet e saj EV deri më tani. Për shembull, Audi shiti 17.500 njësi e-Tron në të gjithë botën në tetor, ndërsa Tesla shiti 21.600, transmeton KosovaPress.
Kjo web faqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress - COPYRIGHT
2002-2019