Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 25.11.2017 03:15

​Arrin Corvette më i fuqishëm i të gjitha kohëve (Foto)

Prishtinë | 14/11/2017 14:32

Versioni i shumëpritur ZR1 i gjeneratës së fundit të modelit Chevrolet Corvette ka debutuar në panairin e veturave në Dubai me 766 kuaj fuqi.

Chevrolet thotë se ZR1 për 2018, përveç që është modeli më i fuqishëm deri më tash, njëherësh është edhe versioni më i shpejtë i këtij modeli super sportiv amerikan, qëkur gjenerata e parë Corvette është prezantuar në Nju Jork, më 17 janar 1953, transmeton KosovaPress.

Këtë epitet ZR1 i ri e meriton para se gjithash duke iu falënderuar motorit ekskluziv  6.2 litra V8 LT5 me kompresor, i cili disponon me 766 kuaj fuqi.


Shpejtësia maksimale e veturës është mbi 338 km/h, ndërsa të dhënat për arritjen e shpejtësisë prej 0 deri 100km/h nuk janë bërë të ditura.


Chevrolet Corvette ZR1 për 2018 arrin në sallone në pranverë, ndërsa çmimi ende nuk dihet.


Megjithatë, pritet që ky model të jetë dukshëm më i shtrenjtë se sa versioni aktual Z06, i cili në SHBA kushton 80.000 dollarë.

 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress