Follow Us

*KYQU SQ EN
E Diel, 18.08.2019 05:51

​Apple pritet lansojë AirPods 2

Prishtinë | 12/02/2019 09:24

Apple po përgatitet që gjatë muajve në vijim të lansojë gjeneratën e dytë të AirPods.

Dëgjueset që pritet të njihen si AirPods 2 do të jenë të njëjta me këto aktualet, por do të ketë disa përmirësime.

Jetëgjatësia e baterisë, e cila ka qenë edhe kërkesë e klientëve, nuk pritet të ndryshojë. Bateria e AirPods 2 pritet të mbaje deri në pesë orë, njëjtë si versioni i parë i këtyre dëgjuesve.

Përmirësime pritet të ketë në materialin e tyre. Pas kritikave se ato rrëshqasin dhe dalin nga veshët, Apple ka vendosur që dëgjueset të jenë të veshura me material që nuk rrëshqet.

AirPods 2 gjithashtu pritet të ofrojë rritje të cilësisë së zërit, ndërsa do të vijë me dy ngjyra bardhë dhe zi./KosovaPress/

Loading...
 

Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress