Follow Us

*KYQU SQ EN
E Enjte, 30.03.2017 06:43

​7 vjeçarja që i dërgoi letër “Google”, dhe mori përgjigje (Foto)

| 16/02/2017 13:38

Chloe Bridgewater është vetëm 7 vjeç por ka ëndrra të mëdha. 7 vjeçarja i ka dërguar letër “Google” dhe ka shprehur interesim që në të ardhmen të jetë pjesë e tyre.

 Në letrën e Chloe, ajo i tregon Sundar Pichai CEO-s së Google që ajo e konsideron atë “Google boss”, shkruan “DailyMail”.


Ajo i shpjegoi se babai i saj ja ka bërë të qartë se nëse ajo vazhdon të jetë një nxënëse e mirë dhe të marri nota të larta, ajo një ditë do të ketë një punë në Google. Chloe gjithashtu vuri në dukje se ajo dëshiron të punojë në një fabrikë çokollatash dhe të jetë një notare olimpike, transmeton KosovaPress.

Pasi CEO, Sundar Pichai ose ndryshe “Google boss” e mori letrën ai menjëherë iu përgjigj duke i shkruar se ai ishte shumë i kënaqur për kërkesën e saj të punës dhe do ta merrte parasysh kur ajo të mbaronte shkollën. Gjithashtu CEO e inkurajoi vajzën 7 vjeçare për të ndjekur ëndrrat e saj.



Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress