Follow Us

*KYQU SQ EN
*staurday, 19.08.2017 05:34

​1.300 entuziastë të teknologjisë bëhen bashkë

| 06/02/2017 14:54

Brazili mblodhi bashkë mijëra entuziastë të teknologjisë të cilët diskutuan për të ardhmen e internetit dhe aspekteve tjera të teknologjisë. Në panairin e 10 të teknologjisë këtë vit morën pjesë 1.300 programerë nga e gjithë Amerika Latine ndërkohë evenimenti u vizitua nga rreth 90 mijë persona.

Këtu ne lidhim komunitete nga të gjithë sektorët , si : argëtimi, shkenca, inovacioni dhe kreativiteti. Ne sjellim bashkë njerëz të rinj, kur them njerëz të rinj e kam fjalën njerëz të rinj në shpirt , njerëz të moshave nga 18 deri 90 vjeç të cilët duan të bëjnë diçka në këtë planet, të bëjnë diçka për vendin e tyre, të cilët me të vërtetë duan ta transformojnë ekonomin dhe shoqërinë – tha Toniko Novaes, drejtor i përgjithshëm i panairit.

Një seksion i rëndësishëm i panairit ishte edhe pjesa e tendave ku shumica e pjesëmarrësve kaluan netët. Për pjesëmarrësit ky kampua ishte si një tjetër Univers, ose siç e përshkruajnë ato Universi i teknologjisë dhe i informacionit.


Shpërndaje


Artikuj të sponzorizuar

Më shumë nga KosovaPress