Zgjedhjet e jashtëzakonshme në Ferizaj, më 29 prill

prev next
 
Prishtinë E enjte, 29 Mars 2012 12:21

Presidentja e Republikës së Kosovës, Atifete Jahjaga ka marrë vendim që zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Ferizajt të mbahen më 29 prill 2012.

“Vendimi u mor, duke u bazuar në nenin 56, paragrafi 3 pika (c) të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, dhe në nenin 4 paragrafi 4 dhe nenin 11 të Ligjit për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës, duke marrë parasysh njoftimin e Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal numër protokolli 036-354/1, si dhe pas konsultimit me partitë politike dhe Komisionin Qendror Zgjedhor.

Me vendim, udhëzohet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Republikës së Kosovës, t’i ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për organizimin dhe mbajtjen e zgjedhjeve për kryetar të Komunës së Ferizajt, në përputhje me këtë vendim dhe ligjin në fuqi”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Zyra e presidentes Jahjaga.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë