• Lajmi
  • KosovaPress, 25 Prill 2012 16:57

Zbarkojnë 250 ushtarët nga Gjermania

prev next
 
Të ngjajshëm

Një kontingjent prej 250 ushtarëve të batalionit rezervë të KFOR-it, me ushtarë gjermanë në orët e pasdites së sotme kanë aterruar në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, kurse 450 ushtarë të tjerë pritet të arrin në Kosovë gjatë ditëve në vijim.

Ditë më parë, komandanti i KFOR-it, Erhard Drews kishte deklaruar se rreth 700 pjesëtar të KFOR-it gjerman dhe austriak, këto ditë do të zbarkojnë në Kosovë, dhe nga kjo shifër e paralajmëruar, tashmë kanë arritur 250 ushtarë në Kosovë.

Lajmin e ka konfirmuar më KosovaPress, Mark Stubler nga zyra për informim e KFOR-it, i cili nuk ka saktësuar kohën dhe vendin e qëndrimit të ushtarëve në Kosovë, duke thënë se kjo është pjesë e çështjeve operacioneve të KFOR-it dhe nuk i takon t’i komentoj.

“Sot ka arritur pjesa prej 250 ushtarëve gjerman dhe ata kanë arritur pak minuta para orës 15:00. Kjo është pjese e çështjeve operacionale që ne nuk i komentojmë. Batalioni të cilit i takojnë janë nën komandën e komandantit të KFOR-it dhe ai vendos se ku do te angazhohen. Çështja e kohës së qëndrimit është gjithashtu çështje operacionale që ne nuk e komentojmë”, ka thënë Stubler

Ndërkaq, deri të premte, pritet që KFOR-it t’i bashkohen edhe 450 trupa shtesë të batalionit rezervë të KFOR-it, me ushtarë gjermanë dhe austriakë. /Kosovapress/