• Lajmi
  • KosovaPress, 15 Qershor 2013 11:19

Yjet prekin “tempullin” e futbollit

prev next
 
Të ngjajshëm

Stadiumi i kryeqytetit si asnjë herë më parë pritet që sonte në mbrëmje të mbushte me adhuruesit e futbollit. Janë yjet e futbollit shqiptare ata që do të zbresin në stadiumin e Prishtinës në ndeshjen revyal me kampionen në fuqi, FC Prishtina.

Kjo ndeshje revyale e para e këtij lloji, do të zhvillohet në kuadër të 90 vjetorit të themelimit te FC Prishtina si dhe në kuadër të Ditës së Çlirimit.

Disa nga yjet e Kosovës që militojnë në klubet e mëdha evropiane si Lorika Cana e Granit Xhaka janë shprehur të lumtur që do të jenë pjesë e këtij spektakli sportive, në të cilën nuk do të mungon as pjesa artistike, ku do të përformojnë këngëtarët Sinan Vllasaliu, Afrim Muiqi, Leonora Jakupi e Ermal Fejzullahu. Yjet e futbollit kosovar thonë se me këtë përballje synojnë t’i bëjnë reklamë vendit tone në mbarë Botën.

“Kam kënaqësi që jam në mesin e juaj. Iniciativa është marr nga klubi Prishtina dhe është mbështetur nga lojtarët. Besoj se me këtë ndeshje do të bëjmë jehon edhe jashtë Kosovës”, ka thënë kapiteni i Kombëtares shqiptare, Lorik Cana.

Gjithsesi se i lumtur që do të luaj në stadiumin e Prishtinës, është shprehur edhe mesfushori kosovar i Borussia Monchengladbach, Granit Xhaka. Ai theksoi se në këtë ndeshje do t’I tregojmë botës se qfarë lojtar ka vendin ynë.

“Për mua është hera e pare që do të luaj në stadiumin e Prishtinës. Me ndeshjen që do ta luajmë të shtunën do t’i tregojmë botës se çfarë lojtar ka Kosova”, tha ai.

Skuadrën e yjeve në këtë takim, do ta drejtoj Agim Cana, ish futbollistë i gjeneratës së artë të FC Prishtinës.

Në këtë ndeshje për ekipin e yjeve pritet të luajnë: Lorik Cana, Granit Xhaka, Valon Behrami, Etrit Berisha, Armend Dallku, Asdren Llullaku, Debatik Curri, Besart Berisha, Shefki Kuqi, Fatos Beqiraj, Ilir Azemi, Ilir Berisha, Kristian Nushi, Migjen Basha, Vullnet Basha, Samir Ujkani e të tjerë. Ndeshja revyale në mes FC Prishtina dhe Yjet nis në orën 19:00. /Kosovapress/