VV i thotë stop haraçit në biznes

prev next
 
Ferizaj E enjte, 26 Prill 2012 19:33

Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Ferizajt, Faton Topalli në kuadër të fushatës parazgjedhore i shoqëruar nga krerët e kësaj lëvizjeje ka vizituar Qendrën Tregtare “Plus Market “në Ferizaj, e njohur si qendër e cila nuk mbanë asnjë produkt me origjinë nga Serbia. Topalli me këtë rast ka premtuar klimë të mirë për zhvillimin e bizneseve dhe ka premtuar se do të hiqet haraçi për bizneset.

Ehe Albin Kurti, lider i Lëvizjes Vetëvendosje, ripërsëriti se Faton Topalli është njeriu i duhur në kohën e duhur për Ferizajn. Ndërkohë Kurti ka thënë se Plus Market është shembull për bizneset e vendit, sepse mund të mbijetohet mirë edhe pa produkte serbe. Më pas, krerët e VV-së kanë ecur përgjatë rrugës "Rexhep Bislimi" duke takuar qytetarë dhe duke vizituar lagjet e kësaj pjese të qytetit.

Kandidati i AKR-së për kryetar të Ferizajt, Ramadan Hasani, ditën e katërt të fushatës parazgjedhore, ka shfrytëzuar për të vizituar bizneset tregtare, me ç'rast është njohur me punën dhe problemet e tyre.

Ai ka thënë me këtë rast se shumë prej bizneseve punojnë dhe afarojnë me probleme. "Bizneset punojnë sa për ekzistencë dhe kjo është pak", ka thënë Hasani, duke u premtuar tregtarëve përmirësim në rend të parë të kushteve të punës, meqë siç tha, kompetencat e kryetarit të komunës në këtë rrafsh janë të kufizuara.

"Ne mund t'u ofrojmë një ambient më të përshtatshëm, mund të bëjmë shumë në uljen e taksave dhe tarifave si dhe t'u ofrojmë hapësira për ngritje të objekteve dhe infrastrukturën", ka thënë Hasani.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë