Vritet një 34 vjeçar

prev next
 
Mitrovicë E premte, 11 Maj 2012 10:21

Xhemajl Murati 34 vjeçar nga fshati Selac është vrarë me armë zjarri të enjten pasdite, në fshatin Selac.

Zëdhënësi i policisë në Mitrovicë, Besim Hoti, ka thënë se motivet e këtij akti kriminal besohet se janë të ndërlidhura me një mosmarrëveshjeje në mes të palëve lidhur me kulloturat e bagëtive.

“Vrasja dyshohet se ka pasuar pas një përfshirje në përleshje fizike në mes të palëve në konflikt, ndërsa i dyshuari kryesor, një 26 vjeçar, ka vënë në përdorim armën automatike”, ka thënë Hoti, duke shtuar se i dyshuari bashkë me vëllain e tij 31 vjeçar janë identifikuar dhe arrestuar nga policia.

Sipas tij, një armë automatike e llojit “AK-47” që besohet se është vënë në përdorim, është sekuestruar si pjesë e provave materiale. /Kosovapress/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë