“Vetëvendosja shpifi”

prev next
 
Ferizaj E enjte, 21 Shkurt 2013 16:05

Rrjeti i OJQ-ve "Avonet" nga Ferizaj, i cili një ditë më parë ka qenë në qendër të kritikave nga drejtuesit e Lëvizjes Vetëvendosje të Ferizajt, për gjoja jo neutralitetin e tij në procesin e zgjedhjes së kryetarëve të fshatrave, ka reaguar të enjtën duke shprehur keqardhje për tendencën e politizimit të këtij procesi nga individ dhe subjekte politike.

Koordinatori i këtij rrjeti, Bedri Pajaziti, gjatë një konference për medie ka thënë se ky rrjet beson fuqishme se qytetarët e Ferizajt do të vazhdojnë t'i besojnë misionit të këtij rrjeti.

"Disa individ mundohen të politizojnë punën dhe misionin tonë, por në besojmë fuqishëm se qytetarët e Ferizajit do të vazhdojnë të besojnë në rrugën dhe misionin tonë, ngase ne edhe me tutje do të ndjekim rrugën e njëjtë të mbështetjes dhe implementimit të atributeve të demokracisë dhe ndërtimin e shtetit ligjor", ka thënë Pajaziti.

Ai i ka quajtur deklarimet e VV-së, shpifje dhe ka thënë se është duke shqyrtuar mundësinë për të paditur në gjyq gjithë ata që kanë shpifur.

"Avonet çmon lart lirinë e shprehjes dhe fjalës së lirë të shtypit por të gjithë aktoret e e subjekteve politike duhet të kuptojnë që kjo liri i ka kufijtë e vet dhe shpifja është e sanksionuar me ligj", ka thënë Pajaziti.

Ndryshe, një ditë më parë, Lëvizja Vetëvendosje, duke shprehur pakënaqësinë me përgjigjet që kanë dhënë zyrtarët komunal rreth procesit të zgjedhjes së kryetarëve të fshatrave dhe zonave urbane, ka përmendur për të keq edhe rrjetin e OJQ-ve që merret me organizimin e zgjedhjeve, duke thënë se nuk janë "të habitur për shkak që martesa e AVONET-it me pushtetin është evidente dhe e njohur për shumë ferizajas", duke kërkuar nga Bedri Pajaziti, që t'u tregojë qytetarëve sa paguhet për shërbimet që bën.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë