• Lajmi
  • KosovaPress, 05 Prill 2012 13:39

Vazhdon kontrabanda në veri

prev next
 
Të ngjajshëm

Kontrabandimi nga Serbia për në Kosovë është duke vazhduar normalisht, ndërsa rrugët kryesore ilegale në veriun e Kosovës, përkatësisht pranë Jarinjes dhe Bërnjakut, nuk janë mbyllur.

Burime të Kosovapress-it nga veriu kanë bërë të ditur se në pikëkalimin kufitar legal në Jarinje janë duke hyrë shumë pak kamionë të ngarkuar me mallra me akcizë, apo pa të. Sipas këtyre burimeve, mallrat me akcizë, si derivatet e naftës, ilaçet, alkooli etj., janë duke kaluar nëpër rrugët alternative paralel këtij pikëkalimi kufitar.

“Pikëkalimet kryesore ilegale si ajo që kalon nëpër fshatrat boshnjake të Lesposaviqit, pastaj rruga nëpër bjeshkët e Rugoznës, e që vjen drejt fshatit Banjskë dhe Zveçan, si dhe rrugët në afërsi të pikëkalimit kufitarë G 31 në Bërnjak janë të lira për qarkullim dhe këtyre rrugëve vetëm gjatë ditës së sotme kanë kaluar dhjetëra kamionë me naftë”, kanë thënë burimet./Kosovapress/