• Lajmi
  • KosovaPress, 13 Mars 2007 15:51

U promovua libri “Menaxhmenti kreativ dhe lidershipi”

 
Të ngjajshëm

Në lokalet e Bibliotekës Kombëtarë të Kosovës në Prishtinë, të martën është promovuar libri i dr. Berim Ramosajt “Menaxhmenti kreativ dhe lidershipi”.

Në lokalet e Bibliotekës Kombëtarë të Kosovës në Prishtinë, të martën është promovuar libri i dr. Berim Ramosajt “Menaxhmenti kreativ dhe lidershipi”.

Libri, është konceptuar si një studim i thellë dhe me përkushtim për aktivitetin, strategjinë dhe efektivitetin në organizim dhe menaxhim. Dr. Ramosaj, është një nga ekspertët më të njohur të lëmisë së menaxhmentit në Kosovë, madje edhe jashtë Kosovës.

Këto vlerësime kanë qenë edhe qëndrime të folësve në promovim, të cilët e kanë vlerësuar këtë libër si një nga librat më akceptues, në fushën e menaxhmentit. Padyshim, Ramosaj është një nga të parët që ka sjellë në meset universitare, por edhe institucionale konceptet njohëse të menaxhmentit.

Për rolin e librit “Menaxhmenti kreativ dhe lidershipi” ka folur ligjëruesi në lëmin e menaxhmentit në UP, dhe njëri nga bashkëpunëtorët e ngushtë të Ramosajt, dr. Enver Kutllovci. Kutllovci, e ka çmuar lart veprën në fjalë, dhe ka analizuar se pa këtë libër, ose pa këto njohje që sjell Ramosaj, mangësitë tona për strukturën dhe rëndësinë e menaxhmentit janë të mangëta.

“Strategjia, komunikimi, motivimi janë elementet kryesore me të cilat ballafaqohet secili organizator, secili lider në organizatë dhe në fushëveprimtarinë e tij punues. Vetëm një lidership i fuqishëm, i cili koncepton qartë strategjitë e tij dhe në përputhje me interesat që bazohen në moral dhe motivim të lartë, mund të arrihen rezultate të caktuara. Por, një lidership i udhëheqë, i duhet edhe disiplina organizative, stimulimi dhe format e tjera që ndikojnë drejtpërdrejt në ushtrimin e menaxhimit të mirë. Në librin e Ramosajt, në mënyrë studimore dhe qartë, vërtetohen strategjitë dhe konceptet që duhen patjetër në këtë fushë”, ka thënë Kutllovci.

Një analizë interesante, librit të Ramosajt i ka bërë edhe dr. Izet Zeqiri, ligjërues në Universitetin e Europës Juglindore në Tetovë. Ai, e ka vlerësuar këtë libër me interes të madh në fushën e menaxhmentit.

“Në fokus të librit, qëndron dallueshmëria studiuese dhe e nduarndurt. Autori, fletë për menaxhmentin dhe lidershipin dhe analizon me përkushtim strategjitë teorike dhe praktike me një dizajnim kreativ sepse, edhe vet libri, është kreativ. Autori, na sjell edhe përvojat e tij. Këto fusha, nuk janë pa sfida dhe probleme dhe autori i ka parasysh këto çështje. Në strukturë të librit, përfshihen lidershipi dhe menaxhmenti, kurse edhe në këtë çështje ndodhin ndryshime që duhet pasur në vëmendje, ashtu siç ndodhin ndryshimet në shoqëri. Autori, qartë konstaton që menagjmenti është që të krijojë vizione dhe strategji organizative, njohje dhe jo të ushtrojë autarki sepse, vetëm në këtë mënyrë arrihet deri te suksesi”, ka thënë dr. Zeqiraj.

Në vazhdim të fjalës së tij, Zeqiraj ka thënë se organizimi menaxherial sot krijon efektivitet, demokraci, duke qenë në përputhje me zhvillimet ekonomike, por edhe fuqi, cilësi në marrëdhëniet organizative – menaxheriale.

Në fund, autori i këtij libri dr. Berim Ramosaj, me fjalë miradije ka falënderuar pjesëmarrësit e shumtë në promovim.

Ndryshe, dr. Berim Ramosaj, ka diplomuar në Fakultetin Ekonomik të Universitetin e Prishtinës në vitin 1983, kurse ka magjistruar në Zagreb në vitin 1985. Po këtë vit, ai ka doktoruar në Universitetin e Prishtinës. Në fushëveprimet e tija studimore në lëmin e ekonomisë dhe menaxhmentit, Ramosaj ka botuar 25 punime të ndryshme shkencore, si dhe 5 libra./F.Ajvazi/