• Lajmi
  • KosovaPress, 03 Prill 2012 18:18

U arrestuan me metodat e “Robin Hudit”

prev next
 
Të ngjajshëm

Policia e Kosovës thotë se arrestimi i dy pjesëtarëve të tyre nga ana e xhandarmërisë së Serbisë, ka ndodhur në mënyrë të ultë dhe të organizuar, megjithatë duket se serbët përdorën metodën e filmave, ku “Robin Hudi” bllokonte rrugët me drurë.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani i ka thënë Kosovapress-it se rrëmbimi i dy zyrtarëve policor të Policisë së Kosovës nga xhandarëmeria e Serbisë ka ndodhë brenda territorit të Kosovës.

Ai po ashtu, thotë se pas lirimit të dy policëve të Kosovës, së bashku me ta kanë vizituar vendin e arrestimit të tyre dhe në bashkëbisedim me ta vërehet se arrestimi i tyre ka qenë gjest i ultë.

“Rrëmbimi i dy zyrtarëve policorë ka ndodhë në një mënyrë të planifikuar dhe të organizuar nga xhandarmeria serbe, ku në një mënyrë shumë të ultë e kanë bërë këtë gjest dhe kanë rrëmbyer dy zyrtar policorë, duke hyrë brenda territorit të Kosovës”, ka thënë Kelani.

Kelani po ashtu nuk jep versionin e policëve të liruar, rreth arrestimit të tyre, megjithatë sipas burimeve të Kosovapress-it, rruga e veturës së dy policëve është ndërprerë me drunjë dhe posa policët kanë dal për t’i hequr, ata janë rrethuar nga rreth trembëdhjetë xhandarë serbë, të cilët edhe i kanë arrestuar për t’i dërguar në territorin serb, atje edhe ku u zhvilluan fotografimet.

Ndryshe, rastin po e heton EULEX-i dhe KFOR-i, madje këta të fundit pritet të dalin me opinionin e tyre rreth vendit se ku janë arrestuar policët e Kosovës. /Kosovapress/