Turqia duhet ti kërkoj falje popullit shqiptar për pushtimin dhe terrorin 500 vjeçar

 
E diel, 21 Gusht 2011 12:20

Ministri i Arsimit të Turqisë, Omer Dinqer, sot në takim me Ministrin e Qeverisë së Kosovës[1], z. Rame Buja, i ka kërkuar këtij të fundit rishikimin e Historisë shqipëtare, në raport me periudhën 1452 -1912, në kohën kur Perandoria fashiste Otomane okupoi trojet shqipëtare, ushtroi dhunë dhe terror, vrau e preu shqipëtar të pafajshëm, ua mori pasurinë, dhunoi gra e vajza shqipëtare, ua ndërroi fenë me dhunë nga krishterizmi në fenë Islame, dhe në fund në Kongresin e Berlinit më 1878 dhe në Konferencën e Londrës 1912 e atë të Parisit 1913, bashkë me fuqit e mëdha, gjysmën e trojeve shqipëtare ua dhuroi Greqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë.

Ministri i Arsimit të Turqisë, Omer Dinqer, sot në takim me Ministrin e Qeverisë së Kosovës[1], z. Rame Buja, i ka kërkuar këtij të fundit rishikimin e Historisë shqipëtare, në raport me periudhën 1452 -1912, në kohën kur Perandoria fashiste Otomane okupoi trojet shqipëtare, ushtroi dhunë dhe terror, vrau e preu shqipëtar të pafajshëm, ua mori pasurinë, dhunoi gra e vajza shqipëtare, ua ndërroi fenë me dhunë nga krishterizmi në fenë Islame, dhe në fund në Kongresin e Berlinit më 1878 dhe në Konferencën e Londrës 1912 e atë të Parisit 1913, bashkë me fuqit e mëdha, gjysmën e trojeve shqipëtare ua dhuroi Greqisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë. Sipas shtetit të sotëm Turk, këto fakte historike po e fyekan shtetin turk dhe duhet të hiqen nga librat e historisë së Shqipërisë. Athua vallë e ka menduar atëherë Perandoria Otomane se pasardhësve të vet do tu lë mbrapa historinë e turpit dhe të krimit që ushtroi për 500 vjet kundër popullit shqipëtar dhe popujve tjer të Ballkanit?!!!

Edhe pas largimit të falangës pushtuese Otomane, Qeveria e Turqisë nënshkroi dy marrëveshje me mbretërinë SKS në vitin 1934dhe më vonë me satrapin TITO, në vitin 1956 për dëbimin e shqipëtarëve nga trojet e veta etnike për në Turqi. Populli shqiptar është në dijeni të këtij pushtimi 500 vjeçar dhe ende e konsideron Turqinë si pushtuesin më vandal dhe më të egër nga të gjitha pushtimet e mëhershme dhe të mëvonshme. Për popullin shqipëtar janë të njohura luftërat e Heroit tonë Kombëtar Gjergj Kastrioti, që Turqit me dhunë e emëruan SKENDERBE. Nëse lufta heroike e SKENDERBEUT, qenka fyerje për Turqinë sot, për shipëtarët dhe Shqipërinë ajo është krenaria jonë kombëtare dhe dëshmi se edhe pse një populli i vogël, Shqipëtarët i dolën në ballë një Perandorie të kohës, ndërsa Evropa duhet të jet mirënjohëse se falë luftës së SKENDERBEUT, Turqia nuk mundi të kaloj Adriatikun dhe të pushtoj edhe Evropën.

Tash në kohën e zhvillimit të gjithanshëm e të hovshëm të Turqisë dhe të interesave gjeostrategjike të saj në Ballkan dhe më gjerë, pas afro 100 vjet të largimit të saj nga trojet tona, ky shtet terrorist dhe pushtues riktheht sërish në vendin e krimit dhe në vend se të kërkoj falje për masakrat dhe pushtimin 500 vjeçar, në vend se të kërkoj ribashkimin e trojeve shqipëtare të ndara me dhunë pikërisht nga Turqia fashiste, ajo përmes ministrit të saj të arsimit Omer Dinqer, kërkon:

· Që shqipëtarët të rishkruajnë Historinë, apo përkthyer më shqip, që shqipëtarët ti kërkojnë falje pushtuesit Turk për humbjet e saj ekonomike dhe në njerëz për kohën kur ajo e pati pushtuar Shqipërinë dhe trojet e saja.

· Që shqipëtarët të pranoje se SKENDERBEU ishte një rrebel, ashtu siç ishin rrebel sipas Turqisë edhe Ismail Qemali, Isa Boletini, Hasan Prishtina, Qerqiz Topulli, Mic Sokoli, Idriz Seferi, dhe shumë luftëtar tjerë që ranë duke luftuar kundër Perandorisë terroriste Otomane.

Sipas kësaj logjike të ministrit turk, në një të afërme jo të largët, shqipëtarët duhet të rishkruajnë prapë historinë në raport me shtetin pushtues serb, i cili për 100 vjet pushtoi me dhunë dhe terror trojet shqipëtare dhe prap sipas kësaj logjike të qoroditur dhe dashakeqe, shqipëtarët do të duhej që Sllobodan Millosheviqin të mos e quajnë terrorist dhe serbinë pushtuese, por Adem Jasharin dhe UCK-në grupe rrebele që e kanë luftuar ,,shtetin tonë mik serbinë”, sepse kjo po e fyeka qeverinë demokratike Serbe…!!! Në fakt Turqia duhet ti paguaj dëmshpërblim Shqipëtarëve për 500 vjet pushtim të trojeve Shqipëtare dhe të kërkoj nga fuqitë e mëdha përmirësimin e gabimit të para 100 vjtëve dhe tu jepet e drejta shqipëtarëve për ribashkim kombëtar.

Qeveria e Kosovës dhe populli i saj, ashtu siç e tha Minstri Buja në këtë takim me ministrin turk, tash më mirë se kurrë duhet ti kujtojnë ministrit turk dhe shtetit të Turqisë se:

· Populli shqipëtar më 1878 dhe 1912 dhe 1913 u nda padrejtësisht dhe se gjysma e trojeve etnike iu falen shteteve fqinje dhe se tani është koha që Turqia, Franca, Gjermania, Anglia e Italia të përmirësojnë gabimin e tyre në raport me popullin shqipëtar dhe ti mundësojnë atyre që të ribashkohet, Ulqini, Preveza, Manastiri, Presheva dhe Nishi, në një shtet të vetëm – SHQIPËRI ashtu siç ishim para pushtuesit Turko Otoman,

· Që Turqia të paguaj dëmshpërblim për 500 vjetët e okupimit të trojeve shqipëtare dhe për 100 vjetët e robërisë serbe, sepse kjo erdhi me ndihmën dhe si pasojë e Perandorisë së kalbur dhe në rënie, pra Perandorisë Osmane –Turke.

Vetëm pas kësaj, Shteti i bashkuar Shqipëtar mund të ketë marrëdhënie të mira fqinjësore, ekonomike e politike me Turqinë, por edhe me Serbinë, Greqinë, Malin e Zi dhe Maqedoninë e Titos, përndryshe populli shqipëtar edhe më tutje duhet të vazhdoj me këmbëngulje të kërkoj në të gjitha format të drejtën e saj për ribashkim të trojeve etnike shqipëtare në të gjitha takimet diplomatike dhe në Konferencat ndërkombëtare, sepse është e drejtë e pamohueshme e saj dhe e vetmja rrugë për zhvillim ekonomik e kulturor, por edhe për qetësi afatgjate në rajonin e Ballkanit dhe më gjerë.

*Autori është magjistër i shkencave të histories Bashkëkohore dhe Kryetar i Klubit Politik ,, Afrim Zhitia – Prishtinë

--------------------------------------------------------------------------------

[1] Kosova ështe e ndare prej Shqipërisë për shkak të pushtimit 500 vjeqar nga shteti terrorist dhe pushtues OTOMAN, pra Turqia e sotme!

/Kryetar i Klubit Politik ,, Afrim Zhitia" Prishtinë /

*Mendimet e botuara në rubrikën "Komente" nuk shprehin qëndrimet e KosovaPress-it. Kjo faqe është e hapur për lexuesit. Komentet mund të dërgohen në info@kosovapress.com.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë