Tuna: Jam zogu më i mirë!

prev next
 
Prishtinë E hënë, 17 Qershor 2013 11:20

Zogu ma i mirë prej krejtve, dalloj shumë prej të tjerave, Unë i boj krejt, veçse mu no” – janë vetëm disa nga vargjet e tekstit të këngës më të re të këngëtares Tuna Sejdi. Kënga është publikuar dje në versionin audio, ndërkohë që këto ditë pritet të prezantohet edhe me videoklip.

Siç është mësuar tashmë, këngëtarja e dashur shkupjane do të vijë këtë verë me një bashkëpunim. Pas hitit “I asaj”, që e kthehu Tunën në qendër të vëmendjes, ylli i skenës sjell këngën e saj të re në duet me të dashurin aktual, reperin Cozman.

Kënga është pëlqyer shumë nga fansat dhe ka marrë mjaft komente pozitive. Videoklipi “I asaj” e vuri Tunën në shënjestër për shkak se aty këngëtarja prekte ‘zogun’, por këtë fakt ajo e kthehu në një armë të fortë për veten. Kujtojmë që në “Videofest 2013” ajo u shpreh e lumtur për këtë etiketim dhe iu drejtua fansave me fjalinë: “Ju do zogu”.

 
 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë