• Lajmi
  • KosovaPress, 22 Maj 2012 10:03

Bastiset shtëpia e kapos së krimit në veri

prev next
 
Të ngjajshëm

Forca të mëdha të policisë speciale të EULEX-it kanë bastisur të martën në mëngjes shtëpinë e kapos së krimit në veri, Zvonko Veselinoviq, në fshatin Dolan të Zveçanit në veri të Kosovës, bëjnë të ditur burime të Kosovapress-it nga veriu.

“Shumë automjete të blinduara, si dhe katër helikopterë kanë ardhur në ora 5:00 të mëngjesit në fshatin Dolan dhe kanë bastisur shtëpinë e prindërve të Veselinoviqëve, por nuk kanë arrestuar njeri”, kanë thënë burimet, duke shtuar se aksioni ka zgjatur për rreth 2 orë.

Sipas këtyre burimeve, banorët e fshatit Dolan janë tubuar në afërsi të shtëpisë ku kishte bastisur EULEX-i për të kuptuar se çka po ndodhë, ndërkohë që edhe tani kur po raportojmë ata ndodhen aty, si dhe një numër i policëve të EULEX-it, derisa helikopterët dhe pjesa dërmuese e policëve janë kthyer.

Bashkëshortja e Zvonko Veselinoviqit, ka treguar pas aksionit para gazetarëve urdhërin nga Gjykata e Mitrovicës me vulë të Republikës së Kosovës. Sipas saj, në momentin e bastisjes në shtëpi kanë qenë përveç saj edhe nëna dhe motra e Zvonkos, të cilat janë deklaruar se sjellja e pjesëtarëve të EULEX-it ka qenë kortekte.

Mësohet se policia ka konfiskuar një pushkë gjuetie dhe një tjetër ajrore.

Ndryshe, Zvonko Veselinoviq, i njohur si kapo i krimit në veri, është arrestuar më 20 dhjetor të vitit të kaluar dhe dyshohet për shumë vepra penale./Kosovapress/