Thaçi sot me Clintonin, nesër me Bidenin

prev next
 
Prishtinë E mërkurë, 04 Prill 2012 10:41

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, me ftesë të Shtëpisë së Bardhë, ka arritur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Atje, sipas një njoftimi të Zyrës për Informim Qeverisë, Thaçi do të ketë takime me personalitete të larta amerikane, megjithatë, e njëjta nuk e ka konfirmuar takimin Thaçi- Obama, i cili pritet të ndodhë të premten.

“Në Washington, Kryeministri Thaçi do të zhvillojë takime të nivelit më të lartë shtetëror në Shtëpinë e Bardhë, në State Departament dhe në Kongresin e SHBA’së”, thuhet në kumtesë. “Pas Washingtonit, Kryeministri Hashim Thaçi do të udhëtojë në New York, ku do të ketë takime të nivelit më të lartë në selinë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara”.

Jo zyrtarisht është bërë e ditur se gjatë qëndrimit në Washington, Thaçi të gjatë ditës së sotme (e mërkurë) pritet të takohet me Sekretaren amerikane të Shtetit, Hillary Clinton, ndërkaq të enjten me Zëvendës presidentin amerikan, Joseph Biden.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë