Tensione ndëretnike në Kinë, 12 të vrarë

prev next
 
Pekin E martë, 28 Shkurt 2012 17:05

Të paktën 12 persona kanë mbetur të vdekur në një provincë kineze, gjatë një përleshje masive të ndodhur të martën. Mediat shtetërore kineze e kanë konfirmuan lajmin, por pa folur për arsyet që shtynë në këtë ballafaqim vdekjeprurës midis banorëve të qytetit të Kashgarit, në provincën Xinjiang dhe forcave të policisë.

Duke u bazuar në raportimin e televizioni shtetëror, dhjetë persona u vranë në përleshjet midis tyre, ndërsa dy të tjerë u qëlluan për vdekje nga policia.

Përpara kësaj ngjarje, tensionet kanë qenë të larta në zonë për shkak të mosmarrëveshje ndëretnike midis myslimanëve ujgurë, të cilët përbëjnë pjesën më të madhe të popullsisë në zonë dhe emigrantëve kinezë, të ardhur nga rajone të tjera të vendit.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë