Tadiq: Nuk do të mbahen zgjedhjet lokale në Kosovë

prev next
 
Beograd E diel, 22 Prill 2012 19:12

Kandidati për presidentit në Serbi, Boris Tadiq, i cili ka dhënë dorëheqje ditë më parë nga ky post, ka theksuar se zgjedhjet lokale në Kosovë nuk do të mbahen, sepse është krijuar një situatë e re në të cilën bashkësia ndërkombëtare insiston në rezolutën 1244, sipas së cilës përgjegjës për organizim zgjedhjesh në Kosovë është UNMIK-u.

Tadiq ka theksuar se problemi i zgjedhjeve në Kosovë ekziston sepse Serbia nuk ka sovranitet të plotë pas vitit 1999 dhe pas miratimit të rezolutës 1244, në të cilën tekstualisht theksohet se UNMIK-u është përgjegjës për organizimin e zgjedhjeve në Kosovë e jo organet përkatëse në Serbi, njofton mediat serbe.

"Me Rezolutën 244 mbrojmë pjesën e mbetur të sovranitetit që është i mundur të mbrohet në Kosovë dhe po qe se sillemi në kundërshtim me të, do të shkelnim të drejtën ndërkombëtare dhe do t’iu jepnin të drejtë kundërshtarëve”, ka thënë lideri i Partisë Demokratike, Boris Tadiq.

Ai ka theksuar se UNMIK-u nuk mund të garantojë zgjedhjet në Kosovë dhe se po zhvillohen bisedime delikate me OSBE-në dhe se Serbia nuk ka potenciale të sigurisë për të mbajtur si duhet zgjedhje lokale në Kosovë.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë