• Lajmi
  • KosovaPress, 14 Prill 2012 20:03

Sulmohet një shqiptar në ‘Lagjen e boshnjakëve’

prev next
 
Të ngjajshëm

Një grup personash të panjohur kanë sulmuar të shtunën pasdite një të ri shqiptar me inicialet F.K. 15 vjeçar, banor i Mitrovicës.

Një grup personash të panjohur kanë sulmuar të shtunën pasdite një të ri shqiptar me inicialet F.K. 15 vjeçar, banor i Mitrovicës.

Ngjarja ka ndodhur në ‘Lagjen e boshnjakëve’ në veri të Mitrovicës, ndërsa viktima pas kërkimit të ndihmës në Qendrën e Emergjencës në Mitrovicë, është lëshuar në shtëpi.

“Kam shkuar t’i ndihmoj babait i cili punon në lagjen e lartpërmendur, dhe duke ecur papritmas njëri nga shtatë personat që ishin afër furrës ‘Moni’ më ka thirrë në shqip që të shkoj tek ta. Unë nuk e kam dëgjuar dhe kam vazhduar rrugën, ndërsa përnjëherë të shtatë personat kanë filluar të më sulmojnë me grushte dhe shqelma nëpër pjesë të ndryshme të trupit”, ka thënë për Kosovapress viktima.

Sipas tij, sulmuesi është i nacionalitetit boshnjak, dhe është në raporte të mira me grupe kriminale serbe në veri.

Ai dyshon se incidenti ka mundur të ndodhë për shkak të pjesëmarrjes së tij në protestën e organizuar nga Këshilli i Rinisë të Mitrovicës një ditë më parë kundër EULEX-it.