Studentët kërkojnë drejtësi për rastin “Kiçina”

prev next
 
Prishtinë E mërkurë, 09 Maj 2012 12:31

Organizatat studentore të Universitetit të Prishtinës, kanë shprehur indinjatën dhe shqetësimin e tyre, lidhur me procedura dhe aktgjykimin e dhënë në rastin “Kiçina”. Ata kanë kërkuar nga Gjykata Kushtetuese e Kosovës që ta kthej në rigjykim këtë vendim të Gjykatës pasi, sipas tyre, ai ka qenë i pa bazuar në fakte dhe si i tillë, i pa drejtë.

Në emër të disa organizatave studentore, të mërkurën gjatë një konference për media, ka folur Haxhi Luma, kryetar i Unionit të Pavarur të Studentëve të UP-së, i cili ka thënë se vendimi në rastin Kiçina, është i pa drejtë për shkak se ky vendim, nuk u mbështet në fakte sepse provat e gjetura në vendin e krimit u humbën nga UNMIK-u.

“Si ka mundësi që vëllezërit Ramadani e Kiçina të dënohen kur dihet se aktakuza është bazuar në deklarata të rrejshme të Blerim Kiçinës, i cili për këtë deklaratë u dënua me 10 vjet burg ku edhe vet Gjykata e vërteton si të pa vërtetë. Si është e mundur që të lirohet i akuzuari kryesor i rastit, Skender Halilaj bashkë me 6 persona tjerë të cilët ishin akuzuar për veprën e njëjtë, ndërsa, Burim e Arsim Ramadani, Arben e Jeton Kiçina të dënohen”, ka thënë Luma.

Sipas organizatave studentore është e pa logjikshme se si në rastin “Kiçina” nuk janë marr parasysh dëshmitë e rreth 50 dëshmitarëve të cilët vërtetojnë pafajësinë e të dënuarve në rastin “Kiçina”.

Studentët shpresojnë se Gjykata Kushtetuese do të merret me rastin dhe do të evidentoj shkeljet të cilat janë bërë gjatë gjykimit të rastit

“Kiçina” dhe ta kthej rastin me një rigjykim të pa anshëm dhe të bazuar në fakte.

Përndryshe, Burim Ramadani, Arsim Ramadani, Arben Kiçina dhe Blerim Kiçina janë dënuar me 100 vjet heqje lirie për vrasjen e Hamëz Hajrës në vitin 2001 dhe tre anëtarëve të familjes së tij. /Kosovapress/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë