Shkarkohet administrata në burgun e Dubravës

prev next
 
Prishtinë E premte, 31 Gusht 2012 19:53

Ministria e Drejtësisë ka vendosur të zëvendësojë komplet administratën në burgun e Dubravës për shkak të korrupsionit.

“Për shkak të akuzave për korrupsion dhe në përputhje me të gjeturat në Raportin e komisionit të themeluar nga Ministria e Drejtësisë, të datës 21 gusht 2012, për lëshimet në menaxhim, Ministria e Drejtësisë në koordinim me Njësinë Korrektuese të EULEX-it, ka vendosur të zëvendësoje administratën e lartë të Qendrës Korrektuese në Dubravë”, thuhet në një komunikatë të Ministrisë së Drejtësisë.

Si pjesë e këtyre veprimeve është shkarkuar drejtori i Qendrës Korrektuese në Dubravë, Haki Maxharraj, ndërsa janë transferuar në institucionet e tjera korrektuese dy zëvendësdrejtorët dhe udhëheqësi për siguri i kësaj qendre.

Në anën tjetër është formuar ekipi profesional prej pesë anëtarëve, për menaxhim të përkohshëm të Qendrës Korrektuese në Dubravë, gjerë në emërimin e stafit të ri në bazë të konkursit, ku kryesuese e ekipit për menaxhimin e kësaj qendre është caktuar znj. Zyrafete Imeraj.

“Me këtë rast, Njësia Korrektuese e EULEX-it, me stafin e vet profesional ka ofruar mbështetje për ekipin menaxherial në të gjitha fushat e veprimit në këtë Institucion, në përputhje me mandatin që ka dhe njëherit do të jenë pjesë e këtij ekipit”, thuhet në komunikatë.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë