• Lajmi
  • KosovaPress, 29 Shkurt 2012 22:35

Shaqiri një gol, Messi het-trik

prev next
 
Të ngjajshëm

Ylli kosovar i kombëtares së Zvicrës, Xherdan Shaqiri vazhdon të mahnit me paraqitje fantastike. Shaqiri ka shënuar gol për Zvicrën në humbjen ndaj Argjentinës së Lionel Messi prej 3:1, takim ky u zhvilluar të mërkurën mbrëma në Bernë.

Futbollistët shqiptarë, Blerim Xhemajli, Xherdan Shaqiri, Granit Xhaka dhe Admir Mehmedi, kanë qenë titullar në miqësoren ndaj Argjentinës. Përballja në mes Zvicrës dhe Argjentinës, ka dhënë lojë mjaft të mirë, ndërkohë që shqiptarët që luajnë për Zvicrën kanë treguar formë mjaft të mirë, sidomos Xherdan Shaqiri, ku përveç golit të shënuar, ai tregojë performancë mjaft të mirë në këtë takim duke qenë një nga më të mirët në terren. Madje paraqitje e tij nga mediat zvicerane është notuar më notën 8-të.

Ishte skuadra e Argjentinës që nëpërmjet Messit në minutën e 20-të zhbllokoi rezultatin, ndërsa në minutën e 50-të, Shaqiri më golin e tij barazoi shifrat në 1:1, kurse për golin e dytë dhe të tretin për Argjentinën u përkujdes kush tjetër përveç Messit (88, 90), i cili shënoi het-trik në këtë takim.

Për Zvicrën në këtë takim për shkak të lëndimit nuk u paraqite fare Valon Behrami, një tjetër shqiptar më pasaportë zvicerane. Shaqiri, Xhemjali, Xhaka, Behrami, e Mehmedi janë shqiptarët që tashmë kanë “pushtuar” Zvicrën.