• Lajmi
  • KosovaPress, 25 Maj 2012 09:06

Shqetësime serioze për të drejtat e njeriut

prev next
 
Të ngjajshëm

Departamenti Amerikan i Shtetit, në raportin e tij të fundit, thotë se të dhënat për të drejtat e njeriut në Kosovë në vitin 2011 kanë ngritur “shqetësime serioze”.

Në “Raportin mbi Praktikat e të Drejtave të Njeriut për vitin 2011”, i cili është publikuar të enjten, thuhet se ekstremistët serbë kanë përdorur “dhunë dhe frikësim” ndaj kundërshtarëve lokalë dhe forcave ndërkombëtare të sigurisë, që kanë rezultuar edhe me vdekje.

Raporti gjithashtu vë në dukje diskriminimin ndaj pakicave etnike dhe pakicave të tjera dhe personave me aftësi të kufizuara, sikurse ngre zërin për dhunën në familje.

Në shqetësimet e tjera në fushën e të drejtave të njeriut përfshihen akuzat për keqtrajtimin e të burgosurve, mosefikasitetin e gjyqësorit, frikësimin e medieve nga ana e zyrtarëve publikë, korrupsionin qeveritar dhe trafikimin e qenieve njerëzore - edhe pse, siç thuhet në raport, Qeveria ndërmori hapa për të ndjekur penalisht dhe dënuar zyrtarët që kanë kryer abuzime.

Raporti thekson se zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura në dhjetor të vitit 2010 arritën shumë standarde ndërkombëtare, por “parregullsitë serioze dhe manipulimet zgjedhore” në disa zona kanë ngritur po ashtu shqetësime.