• Lajmi
  • KosovaPress, 06 Maj 2012 22:48

Seria A / Juventus kampion, Inter mund Milanin

prev next
 
Të ngjajshëm

Juventus është kampion i ri i Italisë, pasi që të dielën mbrëma në udhëtim mundi Cagilarin prej 0:2, duke arritur në kuotën e 81 pikëve, katër pikë më shumë se Milani që humbi ndaj Interit prej 4:2, në derbin e madh italian.

Juve edhe në duel më Cagilarin ka treguar loja mjaft të mirë dhe bazuar në lojën e treguar me plotë meritë arkëtoj pikët e plota në këtë takim duke arritur që ta fitoj scudetton, një javë para fundit të këtij kampionati. Vuçiniç (6) dhe Borriello (74), shënuan golat e fitores për mysafirët.

Ndërkaq Interi ka fituar superdebin kundër rivalit të përbetuar Milanit prej 4:2, dhe pas kësaj disfate “rossonerët” i thonë lamtumire titullit të kampionit. Hero i fitores së “nerazurëve’ ishte sulmuesi argjentinas Diego Milito që shënoi hetrik në minutën e 14, 52 dhe 80, dy golat e fundit i shënoi nga pika e bardhë, ndërsa golin e katërt dhe të fundit për Interin e realizoi Maicon (87), kurse milanistët shënoi dygolësh Zlatan Ibrahimoviç (44, 46).

Juventus me ketë fitore ka tubuar gjithsej 81 pikë, kurse Milan zë vendin e dytë me 77 pikë.