• Lajmi
  • KosovaPress, 14 Prill 2006 12:28

Sejdiu pa kontratë, Krasniqi ende ushtrues detyre, KELP-i vazhdon të heshtë

Të ngjajshëm

Këshilli për Emërime të Larta Publike (KELP) në mbledhjen e së enjtes nuk ka vendosur rreth vazhdimit të kontratave të sekretarëve permanentë të Ministrisë së Shëndetësisë dhe asaj të Shërbimeve Publike. Ndërkohë sekretarit permanent të MSH-së, Pleurat Sejdiut që nga muaji shkurt i ka skaduar kontrata e punës, ndërsa Enver Krasniqi nga MSHP pothuajse që një vit është ushtrues detyre në këtë dikaster (ku sipas rregullores çdo ushtrues detyre e ka mandatin 3-6 muaj).

Këshilli për Emërime të Larta Publike (KELP), i cili ishte mbledhur të enjten në Prishtinë pas disa kohësh, nuk ka diskutuar për këtë çështje. Zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës, Ulpiana Lama, bëri të ditur se në këtë mbledhje të KELP-it nuk është vendosur për asnjë emërim.

“KELP nuk ka vendosur për ndonjë emërim. Kjo pritet të bëhet në njërën nga mbledhjet e ardhshme,” tha Lama për Kosovapress.

Vendimin e KELP-it është duke e pritur tash e sa muaj edhe sekretari permanent i Ministrisë së Shëndetësisë Pleurat Sejdiu, të cilit kontrata e punës i ka kaluar tash e dy muaj.

Ministri i Shëndetësisë Sadik Idriz ditë më parë ka thënë për Kosovapress se nga ana e tij janë dërguar vlerësimet në KELP për sekretarin permanent, ndërsa mbetet procedurë e këtij këshilli tash e tutje për të vendosur.

Një vendim të tillë nga KELP pret edhe ushtruesi i detyrës për sekretar permanent të MSHP-së Enver Krasniqi, i cili pothuajse tash e një vit është duke ushtruar këtë post. Sipas rregullores çdo ushtrues detyre e ka mandatin e tij 3-6 muaj për vërtetimin e tij profesional, ku pritet emërimi ose shkarkimi i tij në rast të rezultateve jo të duhura.

Avdullah Bytyqi, zëdhënës në MSHP, tha për Kosovapress se vendimi për emërimin e Enver Krasniqit në këtë post është procedurë e KELP-it e jo MSHP-së.

Enver Krasniqi ka ardhur në postin e ushtruesit permanent të MSHP-së me vendim të ministres Melihate Termkolli pas shkarkimit të Bahri Hysenit nga ky post./M.Dervishi/