• Lajmi
  • KosovaPress, 03 Mars 2012 10:06

Rruga kombit “Ibrahim Rugova” shpallet projekti publik i vitit

prev next
 
Të ngjajshëm

Ndërmarrja “ADK” ka fituar çmimin dizajni i vitit, “Art construction” ka fituar çmimin projekti rezidencial i vitit, çmimi projekti miks rezidencial dhe komercial ka shkuar për “Rubin Invest”, projekti publik i vitit është ndarë për rrugën e kombit “ Ibrahim Rugova”, çmimi projekti i vitit ka shkuar për kompaninë “Domenica Group”, ndërsa ndërtuesi i vitit është çmimi që ka shkuar për “Standard”.

Këto janë kompanitë që janë shpërblyer për gjashtë kategori të ndryshme, në mesin e 30 kompanive nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia që kanë marrë pjesë në Panairin e parë të patundshmërisë “RealEx – Prishtina 2012”.

Ornela Gaçe, anëtare e kompanisë që ka organizuar këtë panair, ka thënë se ndarja e çmimeve ka qenë e vështirë ngase ka ndërtues goxha potentë, por ka bërë të ditur se ky panair do ketë vazhdimësi, pra do mbahet edhe në vitin e ardhshëm.

“RealEx Prishtina 2012’ në fakt do të ketë vazhdimësin e vet, sikur që kishte vazhdimësin ‘RealEx Tirana 2011’ apo edhe ‘RealEx Shkupi 2011’, do të duhet të kujtojë thënie e Donald Trump, i cili tha se ndërtuesit shqiptarë janë ndërtues shumë të zot dhe meqenëse kemi ndërtues kaq të zot, ja vlen edhe të mbajmë panaire kaq të mira siç ishte ky”, ka thënë ajo.

Ky panair që është mbajtur edhe në Shkup dhe Tiranë ka për qëllim promovimin e industrisë së patundshmërive, njëkohësisht edhe integrimin e kësaj industrie me industrinë rajonale të Ballkanit Perëndimor.

Gaçe është shprehur se sa i përket arkitekturës së qytetit, sikur Prishtina edhe Tirana janë në gjendje të keqe.

Panairi është organizuar nga “Leoron Group”, dhe ka qenë i hapur për tre ditë me radh./Kosovapress/