Rrëshqitja e dheut bllokon rrugën Zubin Potok - Bërnjak

prev next
 
Mitrovicë E enjte, 14 Mars 2013 21:50

Është bllokuar rruga që shpie nga Zubin Potoku për në piken kufitare Bërnjak. Bëhet e ditur se deri te bllokimi i kësaj rruge ka ndodhur për pasoj të rrëshqitjes se dheut në vendin e quajtur Medexhu Potok, ne mes te tunelit 6 dhe 7, bëjnë te ditur e burimet Kosovapress-it.

Sipas këtyre burimeve rrëshqitja e dheut ka ndodhur sonte rreth orës 20:00, për shkak të reshjeve të shiut, duke e pamundësuar qarkullimin e automjeteve në këtë pjesë.

Bëhet e ditur se në vendngjarje ka ndal Policia e Kosovës, si dhe pritet që të asistoj me pajisje të rënda edhe KFOR-i. /Kosovapress/

 
 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë