• Lajmi
  • KosovaPress, 14 Prill 2006 10:36

Rohan: Pavarësia rrezikohet nga korrupsioni

Të ngjajshëm

Nëse në Kosovë nuk ndodhin përmirësime dramatike në raportet ndëretnike, si dhe në fushën e standardeve siç është sundimi i ligjit, lufta kundër korrupsionit dhe funksionimi i institucioneve shtetërore, atëherë sovraniteti i Kosovës nuk ka nevojë të ndodhë, ka paralajmëruar zëvendësi i emisarit special të Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Albert Rohan, në një intervistë dhënë gazetës zvicerane “Tages Anzeiger”.

Diplomati austriak, i cili ka udhëhequr deri më tash tri takimet e para të bisedimeve Prishtinë-Beograd në Vjenë për decentralizim, është shprehur se detyra e ekipit negociator ndërkombëtar është që të ndërmjetësojë lidhur me çështjen e statusit, por jo edhe të vendosë, pasi sipas tij vendimin përfundimtar do ta marrë Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara.

Rohan nuk ka dashur të komentojë nëse pavarësia e kushtëzuar do të thotë se Kosova nuk do të jetë anëtare e Kombeve të Bashkuara dhe të mos ketë përfaqësi në vendet e jashtme. Sipas tij para vjeshtës do të fillojnë bisedimet për statusin.

“Pajtimi për një kompromis do të jetë i vështirë nëse mungon vullneti politik. Mes dëshirës së kosovarëve për sovranitet të pakufizuar dhe ofertës për autonominë e serbëve ekziston një sërë mundësish,” është shprehur ai.

Pyetjes se a po kërkon Rusia si çmim për pavarësinë e Kosovës që perëndimi të pranojë pavarësinë e rajoneve të kontrolluara nga rusët si Abhazia, Osetia Jugore, Transnistria, Rohan tha se nuk beson se çështja e Kosovës do të dështojë për shkak të kundërshtimit rus. “Por nuk duhet menduar paraprakisht se Rusia do të pranojë të gjitha zgjedhjet,” tha ai.