• Lajmi
  • KosovaPress, 25 Prill 2012 10:15

Rishfaqet virusi i “lopëve të çmendura”

prev next
 
Të ngjajshëm

Në Shtetet e Bashkuara është raportuar për rastin e parë, pas gjashtë vitesh, të sëmundjes së “lopëve të çmendura”. Bëhet fjalë për një rast, i cili është paraqitur në Kaliforni.

Autoritetet kanë thënë se nuk ka arsye për alarm pasi mishi i lopëve të qumështit nuk ka hyrë në procesin zinxhiror të ushqimit.

Rasti i parë i kësaj sëmundjeje të lopëve në Shtetet e Bashkuara ishte paraqitur në fund të vitit 2003 dhe kishte shkaktuar rënien e eksportit të mishit të lopëve për afro 3 miliardë dollarë në vitin 2004.