Rinovohet xhamia në Beograd

prev next
 
Beograd E premte, 04 Maj 2012 20:41

Në Beograd është rinovuar kompleksi i Bajrakli Xhamisë pas dëmtimeve që pësoi si pasojë e dhunës së qytetarëve serbë në vitin 2004.

Kompleksi është hapur dje në prani të krerëve fetarë të Bashkësisë Islame, Kishës Ortodokse serbe, Kishës Katolike dhe bashkësisë hebreje.

Në ndërtesën gjashtëkatëshe pranë xhamisë, në jë hapësirës prej 2.500 metra katrorë do të vendoset shkolla e mësimit fetar (medreseja), Fakulteti i Shkencave Islame, selia e Myftisë së Beogradit, leximoret dhe amfiteatri. Rindërtimin e ka financuar Azerbajxhani me mbështetjen e kryetarit të shtetit Ilhama Alijev i cili si dhuratë ka dërguar tepihun e mëndafshit të punuar me dorë.

Myftiu i Serbisë, Muhamed Jusuf Spahiq tha se xhamia Beogradit është ndërtesë historike që lidh myslimanët kristianët dhe jobesimtarët.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë