Reklama ka ndikim negativ në peshën e njerëzve

prev next
 
Los Angelos E mërkurë, 20 Shkurt 2013 12:17

Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë, në Los Anxhelos, gjatë një studimi të bërë për problemin e trashësisë kanë gjetur se reklama apo reklamimi i produkteve, si me billborde apo pllakate ka shumë ndikim në shkaktimin e trashësisë tek njerëzit. Hulumtuesit kanë treguar se njerëzit që jetojnë në zona me reklama në natyrë ushqimore kishin gjasë të ishin më të trashë se ata banorë që banonin në zona pa këto reklama. Edhe pse ata nuk thonë se reklama ekskluzivisht është shkaktar i shtimit në peshë por indikacione të tilla reklama natyrisht që ka, theksojnë shkencëtarët.

“Trashësia është një problem shëndetësorë i rëndësishëm në jetën e njeriut, kështu që ne duhet të dimë të mbrohemi nga faktorët e trashjes”, thotë Dr Lenard, i cili e ka bërë studimin me anëtarët e tjerë të Departamentit të Mjekësisë Familjare.

Ai më tej shton se reklama është problem kyç në shkaktimin e trashjes tek njerëzit meqë reklamimi i produkteve dhe fast-food-it i shtyn njerëzit të trashen.

Veçanërisht reklamimet e ushqimit vendosen në zona me të ardhura të ulëta në zona minoritare ku dhe ushqimet servohen më lirë, por që në studimet laboratorike këto ushqime nuk kanë dalë të jenë të shëndetshme për njeriun, përkundrazi.

Si mostër studimi në këtë hulumtim janë marrë dy zonat më popullsinë më të dendur të Los Anxhelosit dhe të New Orlinsit ku kanë jetuar popullsi me të ardhura të larta dhe të ulëta.

Studimi ka ardhur në përfundim se lagjet me reklamim më të madh të produkteve ushqimore dhe fast-food-ëve të ndryshëm kanë dalë të jenë më të trashë se në lagjet ku reklamimi i këtyre produkteve është në një nivel më të ulët.

Nëse hulumtimet shtesë tregojnë se reklamimi i fast-food-ëve dhe në përgjithësi reklamimi i produkteve ushqimore me bazë trashjen e personave, do të jetë e nevojshme ndoshta dhe reduktimi i reklamimit të kësaj natyre me të vetmin qëllim, shmangien e problemeve me trashje tek popullsia në përgjithësi. /Kosovapress/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë