Kryeministri Thaçi ngushëlloi familjen Aliu

Prishtinë E hënë, 26 Prill 2010 11:10

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet e vendit me respekt të lartë do të kujtojnë përherë veprimtarinë e Ali Aliut, e cila ishte në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës, thuhet në telegramin e ngushëllimit që kryeministri, Hashim Thaçi, i ka dërguar familjes Aliu.

Dje në moshën 85 vjeçare është ndarë nga jeta veprimtari i çështjes kombëtare Ali Aliu.

“Me pikëllim të madh e morëm lajmin për vdekjen e veprimtarit të devotshëm të çështjes kombëtare, Ali Aliu.

Vdekja e veprimtarit Ali Aliu është humbje e madhe për familjen, miqtë dhe gjithë veprimtarët e gjeneratës së tij.

Qeveria e Republikës së Kosovës dhe të gjitha institucionet e vendit me respekt të lartë do të kujtojnë përherë veprimtarinë e z. Ali Aliu, e cila ishte në shërbim të lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Në emrin tim dhe në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, pranoni ngushëllimet më të sinqerta”, thuhet në në telegramin e ngushëllimit që kryeministri, Hashim Thaçi, i ka dërguar familjes Aliu.

Ali Aliu ishte njëri nga ekonomistët e parë të Kosovës. Ai ka vuajtur disa vite burg, i dënuar nga regjimi i pushtuesit për aktivitetin e tij kombëtar për çlirimin e Kosovës.

Sot mbahet mbledhje komemorative në Teatrin Kombëtar në Prishtinë, në orën 14.30, kurse varrimi i të ndjerit bëhet në varrezat e qytetit, në orën 16.00.

comments powered by Disqus
 
Ju rekomandojmë