• Lajmi
  • KosovaPress, 06 Maj 2012 18:56

Premier Liga / S’dorëzohen “djajtë e kuq”

prev next
 
Të ngjajshëm

Manchester United ka fituar sfidën ndaj Swanseas prej 2:0, të dielën në “Old Traford”, duke mbetur edhe më tutje në garën për titull të kampionit në Premier ligën angleze.

Scholes (28) dhe Young (41), shënuan nga një gol për fitoren e skuadrës së Alex Fergusonit. Titulli i kampionit do të përcaktohet në xhiron e ardhshme të fundit në mes rivalëve te qytetit Manchester United dhe Manchester City, pasi që tashmë të dy ekipet kanë nga 86 pikë, mirëpo në favor është skuadra e “qytetit” pasi në dy takimet në mes këtyre dy ekipeve ka triumfuar skuadra e Roberto Mancinit.