Policia do t’i ndalojë zgjedhjet lokale serbe

prev next
 
Prishtinë E enjte, 03 Maj 2012 17:23

Policia e Kosovës edhe një herë është shprehur se është e vendosur që të mos lejojë mbajtjen e zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë, për këtë qëllim, tashmë ka urdhrin operativ. Ndërsa, për sa u përket zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare të Serbisë, Policia e Kosovës do të ofrojë siguri gjatë procesit zgjedhor.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për KosovaPress se Policia e Kosovës ka planin e saj, urdhrin operativ për ndalimin e mbajtjes së zgjedhjeve lokale serbe në Kosovë dhe për këtë tanimë dihet se policia ka ndërmarrë disa aktivitete ku janë konfiskuar materiale që ndërlidhen me procesin zgjedhor por gjithashtu poster dhe fletushka të ndryshme që kanë të bëjnë me partitë politike serbe.

Ndërsa, sa i përket zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale të Serbisë, Policia e Kosovës, komfor marrëveshjes së arritur, është përgjigjur për të ofruar siguri në procesin zgjedhor ku do të ofrojë siguri për të gjithë qytetarët e Kosovës. /Kosovapress/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë