• Lajmi
  • KosovaPress, 01 Shkurt 2011 13:48

Policia raporton për një aksident trafiku dhe një therrje

 
Të ngjajshëm

Policia rajonale e Ferizajt të martën ka raportuar për një aksident automobilistik të ndodhur mbrëmë në fshatin Petrovë të Shtimes, i cili për pasojë ka lënë një person të vdekur.

Policia rajonale e Ferizajt të martën ka raportuar për një aksident automobilistik të ndodhur mbrëmë në fshatin Petrovë të Shtimes, i cili për pasojë ka lënë një person të vdekur.

Burime policore kanë bërë të ditur se personi 59 vjeçar, H.S, nga Lloshkobarja e Ferizajt ka humbur jetën në momentin kur automjeti i tipit “Mercedes benz” të cilin e ngiste i biri i viktimës, si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë e humb kontrollin dhe bie në një hendek.

Zëdhënësi i policisë rajonale të Ferizajt, toger Agim Gashi ka thënë se policia e komunikacionit në vendin e ngjarjes ka konstatuar se deri te aksidenti ka ardhur si pasojë e mos përshtatjes së shpejtësisë me kushtet e rrugës.

“Personi M.S. 25 vjeç nga Lloshkobarja derisa po qarkullonte me veturën e tij në brendi të fshatit Petrovë, humb kontrollin kalon në anën e kundërt të rrugës dhe bie në një hendek. Me këtë rast, viktima H.S. kishte marr lëndime të rënda. Të lënduarës i është dhënë ndihma e parë në ambulancën e Shtimes prej nga dërgohen në QKUK në Prishtinë ku edhe ndërron jetë”, bëri të ditur Gashi.

Mësohet se rasti i është referuar gjykatës, për procedurat e mëtutjeshme, kurse policia gjithashtu ka raportuar edhe për një plagosje të rëndë në Ferizaj.

Sipas policisë në orët e para të mëngjesit të sotëm, në pikën e karburanteve “Hib Petroll”, e cila ndodhet në magjistralen Ferizaj - Prishtinë, ka ndodhur një rast lëndim i rëndë trupor.

“Hetimet e para, kanë treguar se lëndime me thikë kanë pësuar, N.R 37 vjeçar me banim në Ferizaj dhe E.D 19 vjeçar, shtetas i Shqipërisë me banim po ashtu në Ferizaj. Lëndime më të rënda ka pësuar shtetasi nga Shqipëria i cili është dërguar në QKUK në Prishtinë”, theksoi Gashi.

Bëhet e ditur se në kuadër të hetimeve të rastit, policia ka intervistuar edhe një shtetas të Maqedonisë N.L. 38 vjeçar, me banim në Tetovë, ndërsa është vënë në kërkim të të dyshuarit, të cilin viktimat e kishin njohur./B.Idrizi/