• Lajmi
  • KosovaPress, 16 Maj 2013 10:44

"Po përdhosen vlerat e luftës"

prev next
 
Të ngjajshëm

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës Ramiz Lladrovci ka kritikuar mediat, të cilat, sipas tij, janë vënë në funksion të grupacioneve të ndryshme që për qëllim kanë linçimin e figurave të shquara të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Lladrovci ka thënë se ai e respekton lirinë dhe pavarësinë e shtypit por se, sipas tij, aktualisht për këto figura po përdoren terme të cilat ai thotë se janë përdorur vetëm në kohën e regjimit policor serb.

Ai ka thënë se Kuvendi i Kosovës duhet të dalë në mbrojtje të këtyre vlerave me anë të ligjeve të veçanta, në mënyrë që, siç tha ai, të mos përdhosen figurat e dalluara të Luftës.

Deputeti Lladrovci ka dalë në mbrojtje të Sylejman Selimit dhe bashkëluftëtarëve të tij, për të cilët media elektronike, të cilat janë thirrë në burime brenda prokurorisë, kanë shkruara se është duke u përgatitur aksioni i një arrestim të tyre. /Kosovapress/