PNDSH me projekt për Konfederatën Shqipëri-Kosovë

prev next
 
Prishtinë E diel, 13 Maj 2012 12:46

Drejtues të Partisë Nacional Demokratike Shqiptare (PNDSH), kanë deklaruar se opsioni i ofrimit të bashkimit dhe integrimit në mes Kosovës dhe Shqipërisë, përveç të mirave tjera do të sjell edhe mbrojtjen e shqiptarëve edhe nga kërcënimi i fundamentalizmit islam në Ballkan.

Kryetari i kësaj partie, Bujar Abdullahu tha të dielën në një konferencë për meida, se është plotësisht i paqëndrueshëm konstatimi, se sa më i madh integrimi Shqipëri-Kosovës, aq më i fort do të jetë kërcënimi nga fundamentalizmi islam.

Ai shtoi se si parti e kanë një projekt të përpunuar të integrimin e Kosovës dhe Shqipërisë në formën e konfederatës.

“Konfederata Shqipëri-Kosovë do të mbrojë shqiptarët, e posaçërisht Kosovën nga ky kërcenim, si dhe deformimet, debilancet e dëmshme fetare. Me këtë lloj bashkimi, ne si parti konsiderojmë se do të kemi rivendosjen e balancave të reja dhe vitale, të domosdoshme fetare, dhe gërshetime të mirëfillta tradicionale të fetares dhe nacionales në Kosovë”, tha ai.

Abdullauhu po ashtu tha se, tash e sa kohë si Prishtina, është edhe Tirana zyrtare, nuk po interesohen për lirinë e shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

“Emëruesi i përbashkët i një anashkalimi të tillë, gjithsesi të pajustifikueshëm nga të dyja qendrat, është hezitimi dhe mungesa e kurajës për të përkrahur një popull të diskriminuar tash e sa kohë. Ne konsiderojmë që Tirana dhe Prishtina zyrtarë duhet që sa më shpejt të dalin me një projekt plan serioz, për t’i ndihmuar shqiptarët e Luginës së Preshevës në aspektin ekonomik, por edhe në atë praktik”, tha ai.

Ai po ashtu tha se është koha e fundit që Prishtina dhe Tirana zyrtare, që shqiptarëve që jetojnë jashtë Shqipërisë dhe Kosovës, t’u ofrojnë ndihëm dhe tu japin fund, si tha ai “pllay-bekut” politik./L.Gashi/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë