Pishina e Gërmisë hapet në Ditën e Çlirimit të Prishtinës

prev next
 
Prishtinë E diel, 26 Maj 2013 10:44

Pishina e Gërmisë ka filluar përgatitjet për sezonin veror dhe do të hapet me 11 qershor në Ditën e Çlirimit të Prishtinës. Sipas zyrtarëve të saj këtë nuk është bërë ndonjë risi, ndërsa janë në përgatitje të projektit për ndërtimin e Pishinës Olimpike.

Në Ditën e Çlirimit të Prishtinës, do të hapet edhe pishina e Gërmisë. Drejtori i ndërmarrjes publike “Sport-Marketing”, Enver Rakovica tha për Radio Kosovën se janë bërë të gjitha përgatitjet për mirëmbajtjen e pishinës, por nuk është shënuar ndonjë investim i madh, përveç atyre elementare.

Sipas tij, investimet do të fillojnë pas përfundimit të sezonit, ku do të fillojnë përgatitjet për ndërtimin e Pishinës Olimpike, dhe e cila do të ofrojë mundësi të shumta për qytetarët.

Pishina e Gërmisë gjendet në afërsi të qytetit të Prishtinës dhe është ndër zonat më të frekuentuara nga vizitorët për pushim dhe rekreacion. Pishina e Gërmisë ndahet në dy pjesë: pjesa e fëmijëve ku thellësia e saj është 50 centimetra dhe pjesa e të rriturve ku thellësia e saj e saj është 4 metra e 10 centimetra.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë