Pesë vjet burg pse shkrepi mbi dritaren e supermarketit

prev next
 
Pejë E enjte, 29 Mars 2012 18:23

Një panel i përbërë prej dy gjykatësve të EULEX-it dhe një gjykatësi vendas nga Gjykata e Qarkut në Pejë, të enjten shpallën fajtor të pandehurin Dervish Idrizaj për veprën penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm. Ai u dënua me pesë vjet burg.

Trupi gjykues e shpalli Dervish Idrizajn fajtor sepse ai kishte shkrepur dy të shtëna në drejtim të një viktime në Deçan, duke mos e goditur atë, por dritaren dhe derën e supermarketit. Përkundër një numri të madh të njerëzve në afërsi, askush nuk ishte goditur drejtpërsëdrejti nga plumbat ose rikosheti i tyre. I pandehuri fillimisht ishte akuzuar për tentim-vrasje, e që më pas ishte riformuluar si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

Trupi gjykues i liroi Isuf Idrizajn dhe Bedri Krasniqin nga të gjitha akuzat, meqë provat nuk dëshmuan se ata kishin kryer veprat penale për të cilat ata ishin akuzuar.

Rasti u ndjek penalisht nga një prokuror i EULEX-it nga Prokuroria e Qarkut në Pejë. /Kosovapress/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë