Përmbytet rruga “Rexhep Mala”

prev next
 
Prishtinë E martë, 24 Prill 2012 11:52

Sot rreth orës 08:30 në rrugën “Rexhep Mala” në Prishtinë ka shpërthyer një gyp uji duke përmbytur rrugët dhe ndërtesat përreth. Disa nga banorët e lagjes kanë thënë për Kosovapress se ekipet teknike të Ujësjellësin Regjional “Prishtina” nuk kanë ndërhyrë deri në ora 09:30, edhe pse kjo kompani ishte njoftuar që në momentet e shpërthimit të gypit.

Në këto momente, rrjedha e ujit është ndalur mirëpo, raportohet që në shumë pjesë të kryeqytetit nuk ka ujë.

Aktualisht nuk kanë ujë të pijshëm lagjia “Ulpiana”, një pjesë e Lagjes “Dardania”, rruga “Hagji Zeka”. Lagjia e Spitalit, rruga “Agim Ramadani” dhe një pjesë e lagjes “Kodra e Diellit”. Këto lagje do të mbeten pa ujë për rreth 4 orë.

“Kjo gjendje është krijuar në orën 9:00 të mëngjesit për shkak të pëlcitjes së një gypi i cili ka pëlcitur, dhe po ashtu me këtë rast janë dëmtuar edhe disa podrume të disa shtëpive në rrugën e Dubrovnikut. Ne i kërkojmë falje qytetarëve sepse kjo nuk ka qene, për shkak të punimeve të ujësjellësit, por për shkak që Ujësjellësi Rajonal i Prishtinës është duke punuar çdo ditë që të bëjë ndërrimin e gypave”, ka thënë Arjeta Mjeku, zëdhënëse e Ujësjellësit Regjional “Prishtina”.

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë