• Lajmi
  • KosovaPress, 18 Shtator 2011 15:01

Përgatitjet finale në Qendrën Studentore

prev next Përgatitjet finale në Qendrën Studentore
 
Të ngjajshëm

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP) është duke bërë përgatitjet finale për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2011/2012. Drejtuesit e kësaj qendre kanë thënë për Kosovapress se deri tani kanë aplikuar 5600 studentë për të zënë vend në konvikte, ndërsa që kapacitetet aktuale lejojnë të pranohen 3150 studentë. Thuhet se tashmë janë në përfundim përgatitjet për pritjen e banorëve të rinj të Qendrës, për të cilët përveç strehimit dhe ushqimin, ofrohen edhe aktivitetet tjera, si hapësirat për lexim e studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme. Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta tha për Kosovapress se tashmë është bërë edhe termoizolimi i jashtëm i konvikteve, gëlqerosja e brendshme, riparimi i pajisjeve të ventilimit dhe nxehjes në Mensën e studentëve, si dhe meremetimet e tjera të nevojshme ...

Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP) është duke bërë përgatitjet finale për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2011/2012. Drejtuesit e kësaj qendre kanë thënë për Kosovapress se deri tani kanë aplikuar 5600 studentë për të zënë vend në konvikte, ndërsa që kapacitetet aktuale lejojnë të pranohen 3150 studentë.

Thuhet se tashmë janë në përfundim përgatitjet për pritjen e banorëve të rinj të Qendrës, për të cilët përveç strehimit dhe ushqimin, ofrohen edhe aktivitetet tjera, si hapësirat për lexim e studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme.

Drejtori i Qendrës së Studentëve, Fatmir Sfishta tha për Kosovapress se tashmë është bërë edhe termoizolimi i jashtëm i konvikteve, gëlqerosja e brendshme, riparimi i pajisjeve të ventilimit dhe nxehjes në Mensën e studentëve, si dhe meremetimet e tjera të nevojshme.

Sfishta: Janë të gjitha kushtet

(Video)

“Dhomat janë të pajisura me shtretër të rinj, me batanije e me çarçafë të rinj. Çdo dhomë e konvikteve i ka frigoriferët e vet dhe çdo student ka qasje në frigorifer të caktuar. Gjithashtu ka edhe objekte përcjellëse, si salla leximi, biblioteka, ka fusha sportive në oborrin e Qendrës së Studentëve, si dhe e gjithë qendra është e mbuluar me rrjet të internetit. Gjithashtu edhe ushqimi është i mirë dhe me tendencë të rritjes së cilësisë, mendoj që sivjet do të jetë ushqimi edhe më i mirë se herëve tjera”, ka thënë ai.

Përveç instalimit të internetit nëpër konvikte, Sfishta tha se këtë vit është bërë edhe vendosja e paneleve solare për ujë të ngrohtë, e cila do të përmirësoj gjendjen e furnizimit me ujë të ngrohë higjienik për studentë.

Sfishta: Do të ketë mjaftueshëm ujë të ngrohtë

(Video)

“Ankesat më të mëdha në vitin e kaluar i kemi pasur për ujë të ngrohtë higjienik. Sivjet mendoj që do ta zbusin pak këtë ankesë, sepse kemi investuar një projekt panel solar në konviktin numër tre dhe mendoj që studentët do t’i kenë 5 deri në 6 orare me ujë të ngrohtë”, deklaroi ai.

Njëra nga banueset e shumta në Qendrën e Studentëve, studentja Egzona Muharremi thotë se konkurrenca për banim në këtë qendër gjithnjë është më e madhe. Sipas saj, konviktet plotësojnë deri diku kushtet për banim, por mes tyre ka dallime sa i përket sigurisë dhe rehatisë.

Muharremi: Konvikti 6 është më i rehatshëm

(Video)

“I plotëson kushtet deri diku sa i takon mësimit, mirëpo për aktivitetet që duhet të merren të rinjtë nuk ka kushte, e për mësim janë bibliotekat e vendet ku mund të mësosh. Varet në cilin konvikt je, por sa i përket sigurisë dhe rehatisë konvikti 6 është më i sigurt, pasi është edhe konvikti më i ri, mirëpo konvikti numër 5 ku unë kam banuar aty nuk ka pasur shumë siguri, kanë ndodhur edhe vjedhje si dhe nuk ka qetësi për të mësuar”, thotë ajo.

Edhe këtë vit, duke qenë se Kosova tashmë ka një numër të madh të studentëve dhe kapacitetet e Qendrës së Studentëve nuk mund t’i mbulojnë të gjitha kërkesat, janë vendosur kriteret për pranim.

Thuhet se përparësi pranimi do të kenë studentët që vijnë nga kategoritë e ndryshme të luftës dhe kategoritë tjera me gjendje të rëndë sociale, të cilët po ashtu do të lirohen nga pagesa.

Edhe gjatë këtij viti çmimi për banim në Qendrën e Studentëve, do të jetë i njëjtë, sikur edhe vitin e kaluar, pra 70 euro. Prej kësaj shume 40 euro shkojnë për banim dhe 30 tjera për ushqim./Sh.Memeti/