Për Festën e Pashkëve, thirrjet në telefoninë fikse 50 për qind më lirë

 
Prishtinë E premte, 14 Prill 2006 12:08

Me rastin e festës së Pashkëve, të hënën të gjitha thirrjet që bëhen brenda dhe jashtë Kosovës përmes telefoninë fikse do të jenë më lirë për 50 për qind.

Me rastin e festës së Pashkëve, të hënën të gjitha thirrjet që bëhen brenda dhe jashtë Kosovës përmes telefoninë fikse do të jenë më lirë për 50 për qind.


Sipas një njoftimi nga PTK-ja thuhet se çmimi i zakonshëm për një minutë bisedë lokale është 1.7 cent, ndërsa gjatë vikendit dhe festave zyrtare çmimi i bisedës është 0.8 cent. Për thirrjet në “Vala 900” një minutë bisedë është vetëm 8 centë, çmim i cili vlen 24 orë gjatë vikendeve dhe festave zyrtare.


Çmimi për një minutë bisedë për thirrje ndërmjet rajoneve të Kosovës është 5 centë ndërsa gjatë vikendit dhe festave zyrtare 2.5 centë për minutë.


Për thirrjet në Maqedoni dhe Shqipëri për një minutë bisedë konsumatorët paguajnë 19 centë, ndërsa për thirrjet që bëhen në Zvicër, Austri, Suedi, Turqi, Austri, Itali, Britani e Madhe, Kroaci, Slloveni paguhet vetëm 23 centë për minutë.

 
 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë