Pengojnë Kosovapress-in (me video)

prev next
 
Obiliq E diel, 06 Maj 2012 19:07

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare të Serbisë janë mbajtur edhe në fshatin Plemetin të Obiliqit, por jo edhe ato lokale siç ndodhi në veriun e Mitrovicës. Sipas informatave, procesi zgjedhor në këtë fshat ka qenë i rregullt dhe interesimi i pakicës serbe dhe komuniteteve tjera ka qenë mjaft i madh. Por, nuk dihet nëse çdo gjë ishte duke shkuar mirë pranë kutive të votimit, pasi kamera e Kosovapress-it nuk u lejua të hynte brenda.

Sipas, përfaqësuesve të Misionit të OSBE-së në Kosovë, i cili organizon zgjedhjet për serbët në Kosovë, nuk ka pasur asnjë incident në këtë pikë votimi, megjithatë koordinatoret serb nuk lejuan Kosovapress-in të marrë pamje gjatë votimit të serbëve në pikën e votimit që ishte hapur në shkollën e këtij fshati, duke thënë se mund të përdorin kamerën vetëm jashtë objektit.

Koordinatoreve serb iu bashkëngjiten edhe përfaqësuesit e OSBE-së dhe Policisë së Kosovës, e asaj të EULEX-it, duke kërkuar të largohej ekipi me arsyetimin se po pengojnë procesin zgjedhor./Kosovapress/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë