PDK përmbyll fushatën në Ferizaj

prev next
 
Ferizaj E premte, 25 Maj 2012 16:14

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, ka përmbyllur të premten fushatën parazgjedhore, me një tubim elektoral të mbajtur të teatrin e qytetit, e ku kanë marrë pjesë edhe drejtues të lartë të këtij subjekti, me ç'rast është thënë se fitorja e Agim Aliu, është fitore për qytetarin dhe për një zhvillim demokratik të tij.

Kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, ka thënë para anëtarësisë se Agim Aliu, është kandidati më i mirë, e që do të jetë edhe kryetari më i mirë në konkurrencën aktuale. Thaçi nuk e ka lënë pa përmendur edhe punën e mirë që ka bërë ish-kryetari, Bajrush Xhemajli, në zhvillimin e komunës, ndërsa ka thënë se gjatë këtyre ditëve bashkërisht kanë vizituar shumë lokacionet të Ferizajt, ku vërehen ndryshime të prekshme të qeverisjes së mirë.

"Takuam shumë njerëz të profesioneve të ndryshme, familjar të dëshmorëve, veteran e invalid, të cilët ishin në favor të fitores së Agim Aliut dhe PDK-së.

Ndihemi mirë dhe krenar që së bashku zhvilluam këtë fushatë të mirëfilltë, të vlerave demokratike, për Ferizajn e ri, të zhvilluar me një mirëqenie demokratike, për Ferizajn evropian, për Ferizajn me kryetar Agim Aliu", ka thënë Thaçi, i cili edhe njëherë ka ripërsëritur se kandidati Aliu do ta ketë gjithë herë përkrahjen e tij dhe të qeverisë së Kosovës.

Kandidati për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, nuk e ka fshehur faktin se dëshiron të jetë kryetar i Ferizajt.

"Unë dua të jem kryetar i një qyteti të mrekullueshëm, unë dua të jem kryetar i Ferizajt demokratik dhe tolerant, unë dua të jem kryetar i Ferizajt evropian. Me qëllim të shijimit të fryteve të demokracisë ne duhet të dijmë se si të krijomë bazën për të. Nuk mund të ketë tolerancë reale në mes njerëzve, nëse ata nuk mund të sigurojnë jetesën e tyre nga punët e mirë që bëjnë. Nuk ka demokraci reale, nëse ata nuk kanë qasje të barabartë në arsim dhe sistem shëndetësor. Arsimi dhe vendet e punës janë baza e së ardhmës. Në qytetit tonë mund të kujtojmë se politika ka logjik, jo luftë në mes politikash të vjetra, por politika me logjiken e qeverisjes së të mirave publike duke bërë gjëra më të mira", ka thënë Aliu.

Edhe shefi i Shtabit Zgjedhor të PDK-së, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës, Ilmi Reçica, ka falënderuar simpatizantët për një angazhim të fuqishëm, i cili fuqizon optimizmin për balotazhin e së dielës. Ai ka përmendur tri arsye për të qenë krenar me kandidatin dhe subjektin e PDK-së.

"Së pari ne ishim në gjendje t'i mobilizojmë të gjitha forcat tona për modernizuar partinë tonë. Ne bindem të gjithë se PDK-ja është parti që ka kontaktet me të mira me qytetarët, duke ditur se politika zhvillohet më së miri kur jemi në kontakt me qytetarin. Së dyti kur ne bisedojmë për programet tona ne u referohemi të rinjve, kësaj radhe e ardhmja erdhi te ne, sepse ne i dinim kërkesat e tyre dhe bisedonim me gjuhen e tyre", ka thënë Reçica.

Kandidati i PDK-së për kryetar të Ferizajt, Agim Aliu, në ruandin e parë të zgjedhjeve mori 40.8% të votave, kundrejt kandidatit të LDK-së, Adem Salihaj që mori 26.2 të votave. /Kosovapress/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë