Partitë politike fajtore për gjendjen e rëndë në Kosovë

prev next
 
Prishtinë E hënë, 14 Maj 2012 13:41

Drejtuesit e subjektit më të ri politik në Kosovë, Demokracia Sociale e Kosovës (DSK), kanë adresuar problemet kryesore me të cilat po ballafaqohet Kosova. Kryetari i kësaj partie, Begzad Gashi ka kritikuar e gjithë klasën politike pa dallim për këtë gjendje, siç ka thënë ai të rëndë në vend edhe pas 13 viteve nga përfundimi i luftës.

Në një konferencë për media të mbajtur të hënën, ai fillimisht ka folur për takimet që ka zhvilluar me ambasadorët që janë në Kosovë, si atë italian, gjerman e të tjerë dhe gjithashtu edhe me qytetarët e vendit.

Ai ka thënë se partia e tij e re ka për synim shtresën sociale dhe njeriun, duke e vlerësuar gjendjen në Kosovë si shumë të rëndë, ai ka thënë se nga kjo gjendje tash ka një eksod social të kosovarëve në Evropë.

“Njeriu si qenie sociale në Kosovë, mund të them se është dëmtuar gjatë këtyre 13 viteve, nuk do të ndaja aspak ndonjë parti politike, se blloku i djathtë që 13 vite që udhëheq me Kosovën ka treguar se ka udhëhequr një politikë shumë asociale, për atë kemi edhe një eksod social që neve në Evropë po na dëmton edhe imazhin, kur kemi parasysh se që nga viti 99 e deri më sot përherë qeveritë e Kosovës kanë një suficit edhe ato komunale shumë të larta deri në 45 %”, ka theksuar Gashi.

Për më tepër ai ka shtuar se ky suficit i cili mbetet në Qeverinë qendrore dhe ato komunale, do të kishte mjaftuar që një pjesë shumë të madhe të problemeve sociale që i ka Kosova të i rehabilitojë ato.

Ai si problem ka përmendu shëndetësinë, e cila është në kolaps dhe gjithashtu sektorin e bujqësisë.

Kreu i DSK-së programin e tij e ka bazuar në modelin social-demokracisë të shteteve më të mira në Evropë, siç janë shtetet nordike e deri te Gjermania dhe këtë pritet që partia e tij ta zbatojë në Kosovë./S.Shkodra/

 
 
 
comments powered by Disqus
 
 
 
 
 

Ju rekomandojmë